Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka mbajtur një aksion simbolik para komunës së Prishtinës. Në kuadër të këtij aksioni, LVV-ja e Prishtinës ka hedhur bërllok, duke protestuar për gjendjen me mbeturina në Prishtinë.
Në Facebook-un e saj, LVV-ja ka shkruar se papastërtia është sëmundje.
“Lagjet tona janë mbushur me mbeturina. Trotuaret, rrugicat, parqet, veç kanë filluar të kundermojnë. Sot në ditën që njihet si Dita e Verës, në vend se të flasim për përmirësimin e kushteve e hapësirave të gjelbëra ende duhet të mirremi me një problem kaq elementar siç është papastertia.” – shkruan LVV-ja në Prishtinë.