Kirurgu Pediatrik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Baton Kelmendi ka thënë se institucionet shëndetësore publike po trajtohen me infuzione të prodhuara në Serbi nga Hemofarmi i Vërshacit.
Ai ka lënë të nënkuptojë se tenderin për furnizim e ka fituar kompania me seli në Serbi.
Ndër të tjerash ai nuk ka ngurruar që të ironizojë për blerjen e produkteve serbe, duke i përmendur “pllazma keksat” që prodhohen nga Serbia.