Ministria e Punëve të Brendshme pak minuta më parë konfrimoi vrasjen e dyfishtë në Çarshinë e vjetër të Shkupit.
Nga MPB thanë se personi i tretë është shoqëruar në spital për shërim, por mediat maqedonase kanë zbuluar një detaj jo-zyrtar dhe thonë se edhe personi i tretë, A.T i përfshirë në ngjarje ka ndërruar jetë dhe nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.
Kujtojmë, MPB konfirmoi se nga kjo ngjarje jetën e kanë humbur, J.K dhe E.J.
“Më 06.03.2023 në 20:11 në sekotrin për Punë të Brendshme Shkup është paraqitur se në një object hotelierik në Shkup disa persona kanë gjuajtur në drejtimë të personave J.K dhe E.I të cilët kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes dhe A.T i cili është dërguar në spital për kurim”, thuhet mes tjerash nga MPB.