Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka bërë një investim në teknologji, duke blerë një TV në vlerë të 1 mijë eurove. Ky TV është paraparë të vendoset në zyrën e Albin Kurtit.
Albin Kurti tash e tutje do t’i shikojë më me komoditet programet televizive ose ndonjë film nga zyra e tij.
Për shefin e ekzekutivit tashmë është blerë një TV i ri, për të cilin janë shpenzuar 1 mijë euro.
Kjo blerje është bërë përmes një tenderi publik, që është shpallur tri ditë më parë.
“Furnizim me TV. Data e nënshkrimit te kontratës: 02.03.2023. Numri i tenderëve te pranuar: 2. Numri i tenderëve te përgjegjshëm: 2. Emri zyrtar: Eor Group SH.P.K. Vlera e përgjithshme e kontratës 999.00 euro. Tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë: 1,199.00”, thuhet në njoftimin e shpallur.
Në dosjen e tenderit janë dhënë edhe detaje specifike për TV që ka vendosur ta blejë zyra e Kurtit.
“Furnizimi me TV-led. Permasat 75’. Rezolucion 4k, ultra HD. Smart Tv ose ekuivalent. Frekuenca 2000 hz. HDMI, x USB, etj”.