Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë ka nis vizitën e tij në Gjermani ku do të jetë pjesë e organizimeve dhe punimeve që ky subjekt politik do të bëjë në këtë shtet.
Haradinaj me këtë rast ka realizuar një vizitë në kompaninë ‘Hazrolli’ me pronarë vëllezërit Burim e Selim Hazrolli.
“Në nisje të vizitës në Gjermani kisha kënaqësinë që bashkë me miq e bashkëpunëtorë të vizitojmë kompaninë ‘Hazrolli’, e themeluar nga vëllezërit Burim e Selim Hazrolli. Kjo kompani ka arritur sukses të jashtëzakonshëm me veprimtarinë e saj, duke ofruar shërbime të ndryshme në lëminë e ndërtimtarisë në regjionin e Bajernit në Gjermani”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
Haradinaj ka thënë se mërgata jonë ka krijuar vlerë të shtuar kudo që jetojnë.
“Mërgata jonë ka njerëz të zotë e motivues, që me aktivitetin e tyre sipërmarrës kanë krijuar vlerë të shtuar kudo që ata jetojnë”, ka përfunduar Haradinaj.