Pedagogu Petraq Milo ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj tij në kufirin malazez nga punonjësit e Policisë në Mal të Zi.
Ai u shpreh në një lidhje live në “Euronews Albania” se në momentin që është dhunuar makina e tij ka qenë duke pritur në radhë.
“Po të shikoni videon me kujdes, makina jonë është në radhë habitem se si nuk është evidentuar ky fakt”, ka thënë ai.
Reagimi i tij vjen , pasi autoritetet malazeze kanë deklaruar se Milo dhe familja e tij kanë penguar komunikacionin.
Ndërkohë ditën e djeshme u arrestuan dy policët që ushtruan dhunë ndaj tij në doganën e Muriqanit.