Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se tashmë po vërehet ndryshimi i gjendjes në shëndetësi.
Këto komente, kryeministri Haradinaj, i bëri në shënimin e Ditës Botërore të Shëndetësisë. Haradinaj përgëzoi publikisht ministrin Ismaili për punën e madhe që po bën për t’ia kthyer dinjitetin këtij sektori
“Puna e madhe po vërehet. Ndryshimi i gjendjes në shëndetësi ka nisur. Gjej rastin këtu të falënderoj publikisht ministrin Ismaili për angazhimin serioz”, ka thënë ai.
Kurse, ministri Ismaili tha se ky është vetëm fillimi i reformave të cilat do të realizohen gjatë mandatit të tij.