Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili ka kërkuar që opozita ta mbështes atë.
Në profilin e tij në “Facbook”, ai ka shkruar se secili kryeministër i Kosovës që con ujë në mullitin e Rusisë do të jetë vetëm.
Sipas tij, Kosova kurrë nuk do të ketë kryeministër me ant-amerikan.
“Jo vetëm Kurti, por cilido kryeministër që çon ujë në mulli të Rusisë (siç po bën Kurti) gjithmonë ka me qenë vet. Çdo kryeministër që del kundër SHBA-së (sponsorit kryesor të shtetit tonë ) gjithmonë ka me qenë i vetëm. Shyqyr që s`kemi pas e besoj nuk do të kemi as në të ardhmen kryeministër më anti amerikan se Kurti. Pa amerikanët që thotë një fjalë „as qeni nuk na han“ e me Kurtin po shihet që çdo ditë jemi më larg orbitës euro-atlantike dhe më afër asaj lindore”, ka shkruar Kastrati.