GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result

Peshiq: Serbia po pret që me magji t’i kthehet Kosova

23/01/2021
në Uncategorized
Koha e leximit:3 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Në një debat për Kosovën në Institutin për filozofi e teori shoqërore në Beograd, politikania dhe sociologia Vesna Peshiq ka deklaruar se çështja e Kosovës duhet të kryhet sa më shpejt dhe se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, transmeton Koha.net

“Në vend se të shikojmë si të përcaktohet Serbia dhe të bëjmë plane për përparimin e saj, ne merremi me profeci dhe magji se do të ndodhin disa ndryshime në botë dhe se dikush do të na e kthejë këtë “tokë të shenjtë”. Nëse edhe më tej do të jetojmë me këto, nga Serbia nuk do të ketë asgjë. Unë jam që të dilet menjëherë kundër këtyre ideve dhe për Kosovën të gjejmë zgjidhje sa më të mirë e jo çfarëdo zgjidhjeje, citon FoNet të ketë thënë Peshiq.

Kryetarja e Këshillit të Helsinkit në Serbi, Sonja Biserko, ka thënë se Serbia duhet ta nënshkruajë marrëveshjen detyruese juridike me Kosovën, e cila do ta garantonte sigurinë politike dhe atë të sigurisë për minoritetin serb, ndërsa ka shtuar se moszgjidhja e çështjes së Kosovës do ta largonte Serbinë nga BE.

“Konflikt i ngrirë do të thotë shtyrje e zgjidhjes derisa të mos ndryshojnë rrethanat ndërkombëtare dhe derisa të mos ketë mundës rikompozimi të Ballkanit, por mendoj se ky është një iluzion shumë i rrezikshëm që i bën dëm jo vetëm Serbisë, por gjithë rajonit”, ka thënë Biserko.

Sipas fjalëve të saj, për zgjidhjen e Kosovës në Serbi pritet shumë nga ndërhyrja e Rusisë.

Ajo mendon se anëtarësimi i Kosovës në UNESCO mund të jetë e dobishme vetëm për Serbinë.

Historiani dhe kryetari i Klubit Përparimtar (Napredni klub), Çedomir Antiq, ka shfaqur dyshimin nëse çështja e Kosovës do të zgjidhej edhe sikur Serbia ta njihte pavarësinë e saj.

Ai ka theksuar se procesi ndërkombëtar i njohjes së Kosovës ka shkuar larg dhe se nuk beson se Serbia ka vullnet e forcë që në perspektivë ta integrojë Kosovën ashtu siç i kanë integruar, për shembull, Kroacia Krahinën serbe ose Rusia Çeçeninë e cila nuk ka qenë e njohur ndërkombëtarisht.

Antiq në fund u përpoq që me referendum të arrihet Marrëveshja për kufijtë ndërmjet Kosovës e Serbisë e në Serbi të mbeten 5 tempuj të mbeten në territorin e Serbisë.

Por ishte një debatues tjetër në këtë tryezë që mendonte krejtësisht ndryshe.

Deputeti dhe redaktori i “Mendimi i ri politik serb”, (Nove srpske političke misli), Gjorgje Vukadinoviq, mendon se pavarësia e Kosovës nuk duhet të jetë përfundimtare dhe ai shpreson edhe të mos jetë.

Ai, siç përcjell “FoNet”, ka paraqitur rezultatet e hulumtimeve të marsit sipas të cilëve 39,8 për qind e qytetarëve është deklaruar për shtyrjen e zgjidhjes së Kosovës.

Përkundër propagandës së pushtetit dhe sektorit joqeveritar, opinioni në Serbi edhe më tej mendon se shtyrja e zgjidhjes së problemit të Kosovës do të ishte më e mira, ose të paktën zgjidhja më pak e keqe, e kështu mendoj edhe unë, ka thënë Vukadinoviq.

Sipas tij, sforcimi i zgjidhej në këtë moment është zgjidhje ndërmjet opsioneve të këqija që aktualisht janë në tavolinë e pushteti ynë ato i ka pranuar për shkak se frikësohet ose për shkak se diku dhe dikujt i ka premtuar se problemin do ta zgjidhë brenda disa vjetësh dhe tash duhet ta përmbushin premtimin dhënë qendrave të fuqive botërore.

ShareTweetShare
Previous Post

Jonida Maliqi tregon se ka shumë stil! Ja si duket (FOTO)

Next Post

Sa e rëndësishme është familja për çdo shenjë astrologjike!

Next Post

Sa e rëndësishme është familja për çdo shenjë astrologjike!

Lajmet e fundit

Aksioni i Antidrogës në Prishtinë rezulton me dy të arrestuar dhe sekuestrim të marihuanës

Aksioni i Antidrogës në Prishtinë rezulton me dy të arrestuar dhe sekuestrim të marihuanës

08/05/2025
“Vëlla e kam pas një ndjenjë se do ktheheni”-Publikohet audio-incizimi mes Hysri Selimit dhe oficerit të BIA-s

“Vëlla e kam pas një ndjenjë se do ktheheni”-Publikohet audio-incizimi mes Hysri Selimit dhe oficerit të BIA-s

08/05/2025
Berisha kërkon votën në 11 maj: Do falim gjobat e energjisë elektrike dhe ujit

Sali Berisha zbulon përfundimisht se kur do të tërhiqet nga politika

08/05/2025
Holanda përgatitet për një luftë të mundshme me Rusinë

Holanda përgatitet për një luftë të mundshme me Rusinë

08/05/2025
‘Zinxhiri komandues në UÇK’: Gjykata Speciale pranon disa dokumente për zonën e Llapit

Mbrojtja e Rexhep Selimit: Prokuroria e Hagës po përpiqet ta diskreditojë Policinë e Kosovës

08/05/2025
Ermal Panduri i reagon Pecit pasi e quajti qelbësirë: Ministër unë ty tkam dost por punën time e mbaj për ti mbajtur fëmijët

Ermal Panduri i reagon Pecit pasi e quajti qelbësirë: Ministër unë ty tkam dost por punën time e mbaj për ti mbajtur fëmijët

08/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Aksioni i Antidrogës në Prishtinë rezulton me dy të arrestuar dhe sekuestrim të marihuanës

Aksioni i Antidrogës në Prishtinë rezulton me dy të arrestuar dhe sekuestrim të marihuanës

08/05/2025
“Vëlla e kam pas një ndjenjë se do ktheheni”-Publikohet audio-incizimi mes Hysri Selimit dhe oficerit të BIA-s

“Vëlla e kam pas një ndjenjë se do ktheheni”-Publikohet audio-incizimi mes Hysri Selimit dhe oficerit të BIA-s

08/05/2025
Berisha kërkon votën në 11 maj: Do falim gjobat e energjisë elektrike dhe ujit

Sali Berisha zbulon përfundimisht se kur do të tërhiqet nga politika

08/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.