Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mitrovicë pasditen e së mërkurës.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti, ka thënë se një 35-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e rënies nga ndërtesa.
“Sot, rreth orës 14:00, është raportuar se në rrugën “Nexhip Dragaj” në Mitrovicë, si pasojë e rënies nga lartësia e një ndërtese ka pësuar lëndime trupore viktima rreth 35 vjeçare, femër/ kosovare, e njëjta është dërguar për tretman mjekësor”.
“Ndërsa në ora 18:00, nga QKUK në Prishtinë është raportuar se viktima ka vdekur. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”.
Hetuesit policor kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.