Barcelona raportohet se është në bisedime për të nënshkruar me Marco Asensio nga Real Madrid.
Shumë pak lojtarë guxojnë të kalojnë nga njëri gjigand spanjoll te tjetri, pasi dihet që janë rival të përjetshëm. Vlen të kujtohet kalimi i Luis Figo në Camp Nou në vitin 2000 te Los Blancos, transferim ky që solli shumë diskutime.
Por me kontratën e 27-vjeçarit Asensio në Santiago Bernabeu që skadon në verë dhe një marrëveshje që duket se nuk do vijë me madrilenët, mund të shikojmë një tjetër tradhti.
“Sport” pretendon se Blaugranët kanë zhvilluar bisedime me Asension për nënshkrimin e tij si një transferim i lirë. Ajo që mund të thuhet me siguri është se lojtari nuk është i kënaqur me kushtet ekonomike të reduktuara dhe negociatat me klube të tjera janë tërësisht të lejueshme në këtë pikë.
Një lëvizje nga kryeqyteti në Katalonjë do të ishte hera e parë që një lojtar e bën këtë gjë që nga Luis Enrique në 1996.