Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i ka kërkuar presidentes së vendit, Vjosa Osmani, që të reagojë në lidhje me vërshimet që kanë prekur shumë qytetet të Kosovës.
Çitaku përmendi banorët e Skenderajt, Mitrovicës, Klinës e Istogut, ku tha se dëmet për familjet e zonave të prekura duke të jenë shumë të mëdha.
Në një gjendje edhe ashtu të rënduar ekonomike për të gjithë qytetarët e Kosovës, banorët e Skenderajit, Mitrovicës, Klinës dhe Istogut u goditën edhe nga vërrshimet. Dëmet për familjet e zonave të prekura duken të jenë shumë të mëdha. Fole ndonjë fjalë Presidente. Qytetarë të Republikës sonë janë edhe ata. Shpresoj që institucionet të mobilizohen dhe banorët e zonave të prekura nga vërrshimet të ndihmohen financiarisht”