Luizi Ejlli, figura më e dashur për publikun shqiptarë po mbështetet nga qindra njerëz edhe pas prime-it të fundit.
Në oborrin e BBVA janë tubuar disa njerëz për t’i treguar mbështetjen Luizit.
Këngëtari i njohur, i rrëfeu Kiara Titos pak ditë më parë se vuante nga një sëmundje e rrallë. Madje ai i kishte thënë se kishte hyrë në “Big Brother VIP 2” për të fituar dhe të kurohej.
Por gjatë spektaklit të prime-it, Luizi i mohoi të gjitha këto dhe u shpreh se është një shok i tij i sëmurë.