Shefi i diplomacisë hungareze, Peter Szijjarto, ka thënë sot në Budapest se shteti i tij do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në mekanizmat evropiane, shkruan Gazeta Express.
Ai ka thënë se beson që anëtarësimi i Kosovës në mekanizma evropianë para arritjes së një marrëveshje kompromisi me Serbinë do ta rrezikonte procesin e dialogut.
Prandaj potencon se Hungaria do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në mekanizma evropianë.
“Qëndrimi ynë është se do të rrezikonte arritjen e një kompromisi nëse formacione të caktuara evropiane do ta pranonin Kosovën para arritjes së marrëveshjes. Dhe për këtë arsye, Hungaria do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në organet evropiane”, ka thënë ai në një konferencë për media pas takimit me Ivica Dacic, shkruan Rtv.rs
Siç ka dekalruar Szijjarto “Hungaria është me të vërtetë e interesuar që të arrihet një zgjidhje e bazuar në një dialog real”.
“Dhe për këtë e pranuam udhëheqjen e forcave të KFOR-it në Kosovë sepse menduam se ndoshta në atë mënyrë do të mund të kontribuonim në sigurimin e paqes. Ne duam që të arrihet një kompromis sa më shpejt”, ka deklaruar ai.
Daçiq në muajin dhjetor të vitit të kalaur kishte thënë se shefi i diplomacisë hungareze “nuk do ta përkrah anëtaresimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”.
“..mund të përcjell fjalët e tij shumë të prera se Hungaria nuk do ta mbështesë nëse ka një kërkesë të tillë për fillimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës, pasi nuk do të mbështesë shqyrtimi i propozimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, kishte deklaruar Daçiq.