Në mëngjes u raportua se një serb 18 vjeç Stefan Tomiç është rrahur në Kllokot rreth orës 02:30, derisa ai po kthehej nga liturgjia e Kritshtlindjeve në Kishën Shën Pali janë deklaruar edhe Policia Rajonale e Gjilanit.
E ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka informuar se një serb është rrahur, sipas tyre sulmi është bërë nga shqiptarët në Kllokot rreth orës 02:30, derisa ai po kthehej nga liturgjia e Kritshtlindjeve në Kishën Shën Pali.
Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Stacioni Policor Kllokot më 07.01.2023 rreth orës 03:20, ka pranuar një informatë për një rrahje në rrugën Kllokot-Viti.
Njësitet policore, me urgjencë i janë përgjigjur rastit. Policia ka kontaktuar me ankuesit, por nuk kanë arritur të takojnë apo identifikojnë të dyshuarit e mundshëm. Pasi ankuesit ishin nën ndikim të alkoolit njëri 1.63 promila dhe tjetri 0.91 promila nuk janë intervistuar fillimisht.
Bazuar në informacionet e para kemi te bëjmë me një rrahje në mes dy grupeve të personave dhe si pasojë një person ka marr lëndime të lehta trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili rastin e ka cilësuar si ‘Lëndim i lehtë trupor’.
Njësitë policore të Hetimeve Rajonale Gjilan se bashku edhe me hetuesit e Stacionit Policor Kllokot kanë vazhduar procedurat hetimore duke bërë shikimin e vendit të ngjarjes, përfshirë këqyrjen e kamerave të sigurisë që janë në atë zonë ku dyshohet të ketë ndodhur rasti. Hetuesit policorë në koordinim me Prokurorin e Shtetit e shtetit po punojnë intenzivisht në grumbullimin e dëshmive lidhur me rastin dhe zbardhjen e tij, në mënyrë që të dyshuarit të vihen para organeve të drejtësisë