Një rrufe në qiell të hapur. Gjatë pushimit të MLS, një lajm dramatik tronditi të gjithë lëvizjen e futbollit të Amerikës së Veriut. Ish-mesfushori japonez i Torontos dhe LA Galaxy, Tsubasa Endoh po lufton me leukeminë akute.
Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi kanadez përmes një shënimi të publikuar në rrjetet sociale.
Toronto, skuadra në të cilën luan edhe Lorenzo Insigne, u mobilizua menjëherë me mbledhje fondesh për të ndihmuar 29-vjeçarin të mbulonte shpenzimet mjekësore. Presidenti i klubit kanadez, Manning dhe disa lojtarë të të njëjtit ekip së bashku me ata të klubeve të tjera kanë bërë tashmë donacionin e tyre për të ndihmuar Endoh.
“Isha vërtet i tronditur në fillim, m’u duk vërtet e vështirë ta pranoja të gjithë situatën. Do të jetë një udhëtim ferri dhe padyshim që është periudha më e vështirë e jetës sime, por unë jam i vendosur të luftoj dhe të kthehem më i forte se ndonjëherë”.
Me këtë mesazh, lajmin e ka konfirmuar vetë Endoh përmes një postimi të publikuar në kanalet e tij sociale.