Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Zakonisht viktima janë gratë të cilat raportojnë në Polici se janë keqpërdorur seksualisht nga persona të panjohur, por shpesh herë të dyshuar janë edhe persona të afërm të tyre.
Një rast i trishtë dyshohet të ketë ndodhur në muajin shtator të vitit të shkuar në Ferizaj, mirëpo viktima e cila është vajzë e mitur, ka denoncuar rastin në Polici tek mbrëmë.
Sinjali ka raportuar se i dyshuari është Florentin Vrella nga fshati Talinovc i Muhaxherëve në Ferizaj.
Njoftimi i plotë i policisë:
DHUNIM/Ferizaj, 12/19.09.2022-15:45. Me datë 03.01.2023 viktima femër kosovare, dyshohet se në shtator të vitit 2022 është dhunuar seksualisht në një motel nga i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime.