Analisti politik Fitim Salihu ka postuar fotografi në rrjetin social Facebook nga protesta e cila u organizuar nga Partia Socialdemokrate.
Liria ka emër – UÇK ishte mbishkrimi të cilin e ka vënë në fotografi z.Salihu.
“Jo në emrin tim”, u titullua protesta, e cila u mbajt kundër dënimeve të Gjykatë Speciale.
Kjo protestë është thirru nga Partia Socialdemokrate dhe është përkrahur nga shoqata e dala nga lufta e UÇK-së. Deri tani në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë janë parë se janë mbledhur qindra qytetarë për të protestuar.