Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur vendimet që janë marrë në mbledhjen e 115’të të Qeverisë.
Përmes një shkrimi në Facebook, kreu i shtetit njoftoi se janë ndarë 1. 2 milion për Këshillin Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.
Po ashtu, janë ndarë edhe 650 mijë euro nga pushteti për dy arsye.
“Ndamë 650 mijë euro për zbatimin e Masës 3.6 – Mbështetja e likuiditetit familjar dhe 240 mijë euro për zbatimin e masës 2.4 – Mbështetja e Eksportit të Pakos së Ringjalljes Ekonomike”, ka shkruar Kurti.
Tutje, Qeveria e Kosovës ka ndarë edhe 8 milionë euro për pagesë të blerjes së librave.
“Miratuam kërkesën e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për ndarjen e rreth 8 milionë euro, për pagesë të blerjes së librave.
Miratuam projektligjet për Ratifikimin e Marrëveshjeve të Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe BERZh-it për projektet “Efiçienca e Energjisë në ndërtesa publike në Prizren” dhe “Korniza e qyteteve të gjelbërta – efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë””, thuhet në postimin e kryeministrit Kurti.