Ditëlindja e 68-të pritet që komandantin legjendar Adem Jashari ta gjejë me shtatore në kryeqytetin kosovar.
Për jetësimin e këtij projekti, Komuna e Prishtinës tashmë ka nis punën duke e futur në planifikimet financiare për vitin e ardhshëm.
E, 28 nëntori 2023 parashihet si afati i përurimit të kësaj kërkesë të kamotshme të qytetarëve.
Lapidari do vendoset pranë godinës qeveritare deri kur sheshi të lidhet me Prishtinën e vjetër, ku do zë vend më pastaj. Veç përmendores do të ketë edhe objekte tjera përcjellëse.