Avokati i njohur Arianit Koci ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale për 26 vite burgim për ish-komandantin e UÇK-së, Salih Mustafa.
Koci ka thënë se nuk është e rëndësishme se kush e ka votuar Gjykatën Speciale, por se çfarë do të bëhet tutje.
Ai thotë se vendimet e Speciales mund të rrezikojnë themelet e shtetësisë së Kosovës.
“Tani është e parëndësishme se kush e ka votuar Gjykatën Speciale. Me rëndësi është se çka do të bëjnë tash e tutje. Vendimet e Specialës mund t’i rrezikojnë seriozisht themelet e shtetësisë së Kosovës. E ne, nuk kemi vendlindje tjetër” shkroi Koci në Facebook.