Deputetja e Bundestagut gjerman, Zaklin Nastic, e cila bënë pjesë në partinë e ekstremit të majtë, ka reaguar për zhvillimet në veri të Republikës së Kosovës, duke thënë se “kursi i përshkallëzimi i cili ushqehet kryesisht nga Kurti, duhet të marrë fund”.
Nastic e cila njihet për qëndrimet e saj anti-Kosovë, ka shtuar tutje se të gjitha përpjekjet duhet të synojnë ruajtjen e bashkëjetesës paqësore “sipas Rezolutës 1244”.
“Populli i Ballkanit ka përjetuar mjaft vuajtje dhe mjerim.Prandaj, një konflikt i ri i armatosur duhet të parandalohet me të gjitha mjetet diplomatike”, ka shkruar Nastic në profilin e saj në “twitter” duek bashkuar edhe një deklaratë të kryeministres serbe.