Pjesëmarrja e Serbisë në Samitin e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor, që mbahet nesër në Tiranë, është ende e diskutueshme. Vendimin përfundimtar do ta marrë presidenti Aleksandar Vuçiq, pasi fillimisht kishte vendosur të mos paraqitej në këtë tubim.
Nëse ai i qëndron këtij vendimi, është e rëndësishme të theksohet se pasojat nuk do t’i vuajë ai personalisht, por e gjithë Serbia.
Për herë të parë në Tiranë po mbahet samiti i Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor, por presidenti serb Aleksandar Vuçiç, megjithë marrëdhëniet e supozuara të mira me kryeministrin shqiptar Edi Rama, së fundi e ka “çregjistruar” vizitën e tij.
Dhe kjo pas vendimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të emëruar liderin e Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq, ministër në qeverinë e Kosovës.
Në vend të Goran Rakiqit, i cili ishte në këtë pozitë deri në vendimin e Listës Serbe për largim nga institucionet e Kosovës, shkruan Express.
Unë nuk dua të shkoj, dua të shkoj …
Një ditë më vonë ka pasur një takim me Komisionerin Evropian për Politikë të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Oliver Varhelji, pas të cilit Vuçiq ka thënë se ka mundësi të ndryshojë mendje.
“Personalisht, nuk e shoh kuptimin në këtë, por jam gati të dëgjoj”. Ana (Brnabić) mendon se është e rëndësishme të jesh në Tiranë. Varheljit i thashë se nuk është fjala për kotësinë time dhe diçka që e kam thënë, nuk e kam problem ta shqyrtoj edhe një herë atë vendim, ta anuloj nëse shoh se ka mundësi të themi diçka”, tha Vuçiq.
Vendimi përfundimtar do të pasojë bisedën e sotme mes Vuçiqit dhe të dërguarit special të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë, Miroslav Lajçak.
Në të njëjtën kohë, ministri i Jashtëm Ivica Daçiq thotë se Vuçiq do ta marrë vetë vendimin nëse do të shkojë në Tiranë, sikur as ai dhe as kryeministrja Ana Brnabiq nuk kanë pyetje…
Sidomos në kontekstin e presionit për të përfunduar dialogun ndërmjet Serbisë e Kosovës, por edhe për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë./Nova.rs