Kombëtarja e Iranit ka mbetur pa përzgjedhës pasi që portugezi Carlos Queiroz, kaq dhënë dorëheqje.
Irani u eliminua nga Kupa e Botës në Katar, ndërsa Queiroz nuk do të jetë më në krye të skuadrës.
Ai ka ndarë rrugët me përfaqësuesen mes emocionesh.
“Në futboll nuk ka fitore morale, por edhe është e pamoralshme kur nuk arrin ëndrrat që i ke pasur, edhe pse punon me dëshirën dhe guximin e mentalitetit fitues. Jam krenar për të gjithë pasi ishit të shkëlqyer brenda dhe jashtë fushës. Ishte nder dhe privilegj të isha pjesë e kësaj familjeje të futbollit. Besoj se meritoni respektin nga shteti dhe përkrahësit e futbollit. Ju uroj lumturi, paqe, sukses dhe shëndet. Faleminderit”, ka shkruar 69-vjeçari Queiroz në rrjetin social “Instagram”.
Ai më parë ka qenë edhe përzgjedhës i Portugalisë.