Komisioni Europian nga viti 2018 ka rekomanduar heqjen e vizave për Kosovën, duke thënë se i ka përmbushur të gjitha kushtet. Por, procedura kishte ngecur në Këshill.
Sot kur kaloi edhe në këtë fazë, kryeministri Albin Kurti ka marrë meritat për këtë sukses, raporton Gazeta Express.
“Ky vendim është njohje dhe konfirmim i përkushtimit tonë për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, forcimin e kontrollit kufitar dhe menaxhimin e migrimit. Kriteret teknike vërtetë ishin plotësuar tash e një kohë të gjatë, për çka i jemi mirënjohës administratës shtetërore. Por ishin kërkesat për sundim të ligjit, luftim të krimit dhe korrupsionit dhe respektim të institucioneve të pavarura që nuk përmbusheshin dot. Pengesë ishte edhe imazhi jo i mirë i vendit, për shkak të aferave korruptive, kulturës së mosndëshkueshmërisë dhe migrimit masiv e ilegal drejt vendeve të zonës Schengen”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Kurti tha se disa punë të Qeverisë së tij kanë përmirësuar imazhin e Kosovës.