Një çiklistë është goditur nga një veturë në fshatin Rogovë.
Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi.
“Sonte rreth orës 18:15 në fshatin Rogovë ka ndodhur aksident trafiku, ku nga një veturë është goditur një biçikletë. Për pasojë, biçiklisti (i lindur në vitin 1989) për shkak të lëndimeve (frakturë në dorë dhe shpatull), është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë dhe pastaj në QKUK”, tha Elezaj.
Ai tha më tej se njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit shoferi i veturës është ndalur ne mbajtje për 48 orë.