Sot edhe zyrtarisht skadoi afati për vendet e BE-së që me të ashtuquajturën procedurë të heshtur, t’i paraqesin vërejtjet e tyre në propozimin e Çekisë për liberalizimin e vizave për Kosovën.
E, nga kjo përsëri u bë e ditur se propozimi i Çekisë nuk kaloi.
Ishte Spanja ajo që e kundërshtoi.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj.
Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Miftaraj ka shkruar kërkesa për plotësimin e kritereve ka qenë farsë/mashtrim.
Postimi i tij i plotë:
Kosova është i vetmi shtet që Bashkimi Evropian, liberalizimin e vizave e mban pezull dhe e ndërlidh me dialogun me Serbi.
Dmth kërkesa për plotësimin e kritereve ka qenë farsë/mashtrim.