Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë kanë arritur marrëveshje në Bruksel për targat.
Sipas mediumit ‘Paparaci’ në takimin mes zëvendëskryeministrit Besnik Bislimit dhe Shefit të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, është pajtuar për shtyrjen e afatit për targa për 10 muaj.
Në këtë marrëveshje parashihet që serbë të kthehen në institucionet të Kosovës, përveç deputeteve që e kanë humbur mandatin.
Po ashtu palët janë pajtuar që Asociacioni të krijohet brenda planit franko-gjerman.
Në marrëveshjen e arritur thuhet që Serbia nuk do ti pengojë zgjedhjet ne veri por do të marrë pjesë në to.
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, zhvilloi takime dypalëshe në Bruksel me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák.
Sipas Zyrës së Kryeministrit, në këtë takim, u diskutua mbi rrugën përpara në procesin e dialogut. por nuk janë dhënë detaje të tjera.