Përfaqësuesi i Lartë i BE’së Josep Borell ka bërë me dije se Kryenegociatori i palës kosovare, Besnik Bislimi, është nisur sonte drejt Brukselit ku pritet të të zhvillojë negociata për targat. Ai ka thënë se atje do të shkojë edhe Kryenegaciatori serb Petar Petkoviq. Nëse Bislimi e Petkoviq bëjnë ndonjë depërtim, Borell ka thënë se do t’i ftojë Kurtin e Vuçiqin në Bruksel.
“Mund të them se po përballemi me krizën më serioze dhe më të rrezikshme që nga viti 2013, në 10 vitet e fundit. Të dyja palët duhetë të gjejnë rrugë për t’i ndalë këto tensione” ka thë spanjolli Borell.
Kryenegaociatorët do të fillojnë të punojnë këtu në Bruksel për hapat e ardhshëm. Ata do të fillojnë të punojnë sonte. Pala kosoavre është duke mbërritrur sonte. Jam i gatshëm t’i mbledhë liderët nëse negociatorët ia dalin të gjejnë zgjidhje praktike para afatit të 21 nëntorit” ka thënë Borell.