Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot do të mbahet seancë gjyqësore për rastin e Bedri Rexhepit, biznesmenit që u zhduk në prill të vitit të kaluar e në fund të shtatorit eshtrat e tij u gjetën në Novobërdë
Të akuzuar për këtë vrasje janë Jeton dhe Nexhat Vllasaliu, derisa motivi i vrasjes dyshohet të jenë 30 mijë euro.
“Sipas hetimit tonë, i cili ka zgjatur rreth 18 muaj, rezulton se vrasja ka ndodhur për shkak të përfitimit material për shumën 30 mijë euro. Të akuzuarit kanë besuar që Bedri Rexhepi tashmë i ndjerë, i posedonte për të cilin më pas kanë bërë plan dhe e kanë ekzekutuar”, ka deklaruar Hamiti më 18 tetor.
Bedri Rexhepi është zhdukur më 8 prill të vitit të kaluar. Një ditë më vonë, në arat e fshatit Janjevë të Lipjanit u gjet vetura e tij, e braktisur.
Më pas policia arrestoi Jeton Vllasaliun, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në rrëmbimin e tij, ndërkaq më vonë janë arrestuar edhe vëllai dhe kunata e Vllasaliut.