Ambasada e Kosovës në Itali, në bashkëpunim me Institutin Qendror për trashëgiminë Tingullore dhe Audiovizuale italiane ICBSA, dje zhvilluan një tryezë me titull “Kënga Epike Shqiptare mes Dokumenteve Arkivore dhe Praktikës”.
Ambasadorja e Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasimi bashkë me drejtorin e Institutit ICBSA, Antonello De Berardinis, pasqyruan premisat e këtij aktiviteti dhe rëndësinë e përmbajtjes së kësaj tryeze.
“Aktiviteti në fjalë ishte një mundësi e shkëlqyer për të përuruar edhe librin me titull: “Këngët e Egra, Këngët e Ëmbla” (Ëild Songs, Sëeet Songs ), një përmbledhje e epikës shqiptare nga koleksioni i Milman Parry dhe Albert Lord, edituar nga Prof. Nicola Scaldaferri me autorët Prof. Zymer U. Neziri, Victor A. Friedman dhe John Kolsti, botuar nga Universiteti prestigjoz i Harvardit”.
“Ambasadorja Haxhitasim në fjalën e saj theksoi se është pikërisht ndërthurja dhe bashkëveprimi mes studimeve dhe hulumtimeve akademike të poezive homerike dhe gjurmimeve në terren, që dëshmon edhe njëherë se Kosova ishte dhe mbetet një laborator krijimtarie, duke qenë zemra e vazhdimësisë së qytetërimit të lashtë iliro-dardan në Evropë”, thuhet në njoftimin e ambasadës, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, ambasadorja Haxhitasimi tha se ndonëse Kosovës nuk është anëtare e UNESCO-s, ajo synon t’i bashkohet vlerave të kësaj organizate, pasi sipas saj, për të ndërtuar paqe të qëndrueshme, ajo duhet bazuar në shtyllat e arsimit, shkencës, kulturës dhe bashkëpunimit në mes kombeve.
“Në vijim, Ambasadorja shtoi se përkundër angazhimeve të vazhdueshme dhe të shumta të secilit në jetën e përditshme, kjo tryezë e rrumbullakët ka për qëllim edhe një element shumë të rëndësishëm: të ndalemi e të reflektojmë për pak momente për trashëgiminë tonë. Çfarë ishim shekuj më parë e ku kemi arritur sot?”
“Kjo është edhe arsyeja pse Ambasadorja Haxhitasim u shpreh që ndihej veçanërisht e emocionuar dhe krenare që në këtë aktivitet publiku i pranishëm mirërpriti ftesën për të marrë pjesë e për të reflektuar dhe mësuar më shumë së bashku nga të rezultatet e gjurmimeve të profesorëve të nderuar, që do të rezatohen nga nga tingujt e mrekullueshëm të lahutarit Isa Elezi Lekgjeka, që jo vetëm ofrojnë qetësinë shpirtërore, por përmbushin zemrën dhe mendjen e secilit nga ne”, thuhet tutje në njoftim, përcjell Klankosova.tv.
Në njoftim tutje bëhet e ditur se aktiviteti ishte një ndërthurje ndërdisiplinore e profesorëve italianë e arbëreshë.
“Profesorit Zymer Ujkan Neziri nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, me historinë e tij personale dhe kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë për studimet folkloristike dhe Eposin e Kreshnikëve, reflektoi vlerën e çmuar që buron kur takohen studimet e secilit në një tryezë të rrumbullakët”.
“Vlera e shtuar e mbrëmjes, ishte natyrisht performanca magjike e mjeshtrit kosovar të lahutës Isë Muriqi, e cila nuk pati nevojë për përshkrime verbale, pasi rezultoi të ishte legjendare dhe u vlerësuar me konsideratë të lartë nga të gjithë të pranishmit”, ka shtuar tutje ambasada.