Vladimir Putin u pyet gjatë fjalimit të tij vjetor për të ashtuquajturin operacion ushtarak në Ukrainë, i cili filloi në shkurt dhe vazhdon ende me humbje të shumta për Rusinë.
Ai tha se nuk do të flasë për zgjerimin e papranueshëm të NATO-s, duke shtuar se kishte kërcënime për sigurinë ruse.
“Ai u injorua, propozimi ynë”, tha ai, duke pretenduar se Kievi refuzoi të respektonte marrëveshjet e Minskut.
Putin tha gjithashtu se ai vazhdimisht mendonte për ushtarët rusë që kanë rënë në Ukrainë, por tha se Moska nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të pushtonte.
Duhet të vendosnim se çfarë të bënim me Donbasin sepse njerëzit jetonin për tetë vjet nën zjarr”, tha ai. “Duhej të njihnim pavarësinë e tyre”.
Putin tha se kjo nuk mjaftonte, kështu që ai ndërmori “hapin tjetër logjik” për t’i inkorporuar ato në Federatën Ruse. /abcnews.al