Duke e cilësuar si një nga momentet më “gazmore” në historinë politike shqiptare gjesti që bëri kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndaj homologut të tij kosovar, Albin Kurti, gjatë një organizimi të kongresit të Partive Socialiste Evropiane, i cili po zhvillohet aktualisht në Berlin, gazeta “Albanian Post” shpalosi detaje se çfare i ka thënë Rama Kurtit gjatë kësaj bisede.
E gjitha filloi pas një ndërprerje të bisedës, që Rama i ka bërë Kurtit, duke ia mbyllur sytë.
Kurti ndërsa po bisedonte me francezin, Sebastien Gricourt, i cili është këshilltar i jashtëm pranë Qeverisë së Kosovës, u zë në befasi për një moment ndërsa Rama fshehurazi u shfaq prapa Kurtit duke ja bllokuar shikimin.
Pasi Kurti nuk po e gjente se kush ia kishte mbyllur sytë nga pas, Gricourt, tregoi se pas tij, qëndronte kryeministri shqiptar.
po, por u desh t’ia qëlloje vetë e jo me spiunë”, dëgjohet teksa i reagon Rama më pas në të qeshura.
“Ky qenka me të vërtetë spiun”, i foli Rama, Kurtit duke qeshur, teksa ky i fundit i shpjegoi se edhe në burg, miku i tij, Gricourt, e kishte marrë rrugën për ta takuar.
Po kush është Sebastien Gricourt?
Në një bisedë që Albanian Post, kishte realizuar me Gricourt, në muajin dhjetor të vitit të kaluar, ky i fundit kishte treguar se 2 javë më parë është emëruar si këshilltar pranë Qeverisë së Kosovës.
Ndryshe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në qershor të viti të kaluar kishte pritur në takim në zyrën e tij Gricourt, në atëbotë si udhëheqës i Qendrës Ballkanike të Fondacionit Jean Jaures, me qendër në Paris.

“Në këtë takim miqësor ata rikujtuan kohët dhe ngjarjet e viteve 1998-99, dhe periudhën kur Kurti mbahej peng në burgjet e Serbisë e z. Gricourt e kishte vizituar atje nëpërmjet Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq”, thuhej në komunikatën për shtypë që zyra e kryeministrit e kishte lëshuar më 22 qershor të vitit 2021, shkroi “Albanian Post”.
LINKU i Videos