Dy deputetë të Kuvendit të Kosovës janë zgjedhur në mënyrë ilegale, kështu po pretendon Veton Berisha nga partia egjiptiane e Kosovë. Ai së bashku me Albert Kinollin nga komuniteti rom janë duke pritur tash e 17 muaj për një përgjigja nga Gjykata Kushtetuese lidhur me orkestrim të votave sipas tyre nga ana e partisë së Elbert Krasniqit, IRDK. Orkestrim që sipas Berishës u krye me anën e votave të serbe.
Elbert Krasniqi tanimë mbanë postin e ministrit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), dhe në vend të tij në Kuvend është Fridon Lala.
Shkuarja në zgjedhje është opsionale kjo sipas përgjigje të Veton Berishës dhënë për InDoks.
Madje Berisha po e lidh neglizhencën e Kushtetueses pikërisht me këtë çështje, rrëzimin e Qeverisë gjegjësisht të presidentes, e cila mund të jetë zgjedhur nga dy vota ilegale.
“…Ta shohim vendimin, hezitojë dhe se kam të drejtën me paragjyku vendimin ne kërkojmë që të interpretohet drejt vendimi i Gjykatës Supreme që në rastin e njëjti apo përafërsisht të ngjashëm është konstatu që ka pasur deputetë të jashtëligjshëm dhe është rrëzu një qeveri dhe në rastin normalisht që mund t’i ketë implikimet e veta”, deklaroi Berisha.
“Kjo është ndoshta vet arsyeje ku gjykata po heziton me bë, me dal me publik të vendimit dhe ne po presim se çka po ndodh”, potencoi ai.
I pyetur nëse do të ndihej keq në qoftë se do të kishte rrëzim të qeverisë e presidencës, Berisha u shpreh se do të ndihej keq pasi do të ishte hera e dytë që qeveria do të rrëzohej për shkak votës së një pjesëtari të komunitetit.
“Unë me kohë e kam paralajëmru secilin që rasti është i ndjeshëm ka rrezik shtetëror, territorial, ka rrezik politk dhe rasti nuk duhet të merret Vetoni si problematik dhe në atë kohë ka lyp që gjykata me vendos sa më shpejt… edhe një moment shumë të vështirë me i ndodhë Kosovës një gjë që… unë mbes me shpresë që nuk do të ndodh, sepse ka zgjidhje të tjera, kthimi jem në Kuvend mund të interpretohet vetëm largimin e deputetit që është brenda dhe kthimi im aty. Nuk pres që deputetë jo legjitim të mbesin brenda”, tha Berisha.
Berisha ka kërkuar që Kuvendi të ‘pastrohet’ nga deputet jo legjitim.
“Ata prapë do të jenë vendimtarë në një rast tjetër. Duhet të pastrohet Kuvendi prej deputetëve jolegjitim. Unë kam prit që institucionet e vendit të marrin masa ndaj partive që kanë qenë pjesë e orkestrimeve”, u shpreh ai.
Ai përmendin edhe raportin e Albin Kurtit me Elbert Krasniqi. U shprehe se Kurti haptazi loboi që Krasniqi të votohej.
“Këtë rast kryetari i LVV-së asaj kohe tani kryeministër i Kosovës ka qenë në tri fushata zgjedhore në komunitetin egjiptian, një në Prizren, një në Gjakovë dhe përmbylljen e fushatës e ka bërë në Fushë Kosovë, në një ambient ku jeton dhe vepron komuniteti egjiptian dhe janë videot publike ku ai bën thirrje që të mos votohet partia e Veton Berishës por të votohet partia e Elbert Krasniqit për faktin që partia e tij do të punojë me z.Kurti”, u shpreh Berisha.
Sipas tij, Elbert Krasniqi është në shërbim të kryeminsitrit i cili ia besojë ministrinë dhe jo komunitetit të tij.
“…. ndërsa Veton Berisha nuk do të punojë, dhe kjo është me të vërtetë është një ndërhyrje jo e drejt sepse ka ndiku në vendimin e qytetarëve që mendoj që veç tani e kanë kuptuar që ka qenë një zhgënjim dhe një lloj mashtrimi në kuptimin e asaj që me marrë një deputet i cili i shërben vetëm pushtetit dhe nuk i shërben komunitetit të tij, dhe situata mund të vërehet nga ajo se në çfarë gjendje është komuniteti edhe ministri dhe deputeti i shërben kryeministrit dhe jo komuniteti të tij”, deklaroi ai.
Më 13 mars të vitit 2021, Veton Berisha, kryetari i i Partisë Liberale Egjiptiane atëkohë kandidat për deputet, ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese dhe tek Institucioni i Avokatit të Popullit lidhur me votat e partisë “Romani Iniciativa” në vendbanimet e komunitetit me shumicë serbe në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.
Berisha në ditën e dorëzimit të ankesës u shpreh se pret nga Gjykata Kushtetuese të veprojë në formë sa më të shpejt. Shtoi se me këtë veprim dëmet që iu janë shkaktuar komunitet egjiptian janë të mëdha.
“Unë pres dhe besoj fuqishëm në profesionalizmin e Gjykatës Kushtetuese që përfundimisht këtë dukurin e orkestrimit dhe këtë tendencën me marrë Lista serbe shtetin e Kosovës në ‘dorë’, besoj që Gjykata Kushtetuese do ta jep fjalën e fundit”, tha ai.
“Unë pres dhe besoj fuqishëm në profesionalizmin e Gjykatës Kushtetuese që përfundimisht këtë dukurin e orkestrimit dhe këtë tendencën me marrë Lista serbe shtetin e Kosovës në ‘dorë’, besoj që Gjykata Kushtetuese do ta jep fjalën e fundit”, tha ai.
Berisha po ashtu ka dorëzuar ankesë edhe tek Avokati i Popullit për shkak, që siç tha ai me këto veprime të institucioneve ka elemente të shkeljeve të të drejtave të njeriut që janë bërë nga PZAP dhe Gjykata Supreme.
Për rastin e Berishës nga komuniteti egjiptian dhe Albert Kinollit nga komuniteti rom një opinion e ka dhënë edhe Avokati i Popullit, të publikuar në muajin gusht të vitit 2021.
“Avokati i Popullit konsideron se institucionet e Republikës së Kosovës duhet të jenë përgjegjëse dhe garantues për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në tërësi, duke respektuar plotësisht dhe pa dallim përcaktimet kushtetuese lidhur me të drejtat zgjedhore dhe të pjesëmarrjes”, thuhet në përfundimin e nxjerr nga Avokati i Popullit.
Berisha sqaroi se në cilat komuna pati më së shumti keqpërdorim të votës.
“Ataku më i madh që na është bërë neve ka qenë komuna e Graçanicës për faktin që në atë komunë ka qenë orkestrimi më i madh që ka ndodh dhe vota më së shumti që ka marrë Iniciativa Rome për faktin që në atë komunë janë 400-500 banorë të komunitetit romë, ndërsa së fundmi kanë marrë 1870 vota dhe në komunat tjera siç ishin Kamenica, Mitrovica e Veriut, Leposaviq dhe gjitha banimet ku kishte banorë serbë. Dhe kjo Iniciativë kishte marrë vota për ta, por nga votues serbë”, deklaroi Berisha.
Berisha ka theksuar se Gykata Supreme në Kosovë ka punuar me standarde të dyfishta. Përmendi rastin e Duda Baljes me Adrijana Hoxhiqin. Supremja i dha të drejt Baljes.