Mbrëmë u raportua për një rrahje që ka ndodhur të shtunën pas mesnate në klubin e natës ‘Stop’ në Gjilan, ku punëtorët e sigurimit dyshohet se kanë rrahur një pjesëtar të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se personat që u arrestuan si të dyshuar për këtë rast janë Irfan Demiri dhe Përparim Shabani.
Demiri dhe Shabani dyshohet se e kanë sulmuar fizikisht 24-vjeçarin, të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore.
Ndaj tyre është iniciuar rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.