Sot, pranë Gjykatës Themelore, përfaqësuesi ligjor I DTV-së z. Asdren Bytyqi ka dorëzuar padi ndaj, Qëndrim Krasniqit (ish i punësuar në DTV) dhe Donjeta Gjinovci, çështja juridike e ngritur: Vërtetim i shkeljes së të drejtave pasurore dhe të drejtave tjera të bartësit të të drejtës së autorit, largimi nga tregu dhe shkatërrimi i të gjitha mallrave të cilat janë krijuar si rezultat i shkeljes së këtyre të drejtave dhe shpërblimi i demit.
Paditësi “DTV SHPK” me të paditurin, Qëndrim Krasniqi, kanë pasur mardhënje pune, ku i padituri Qëndrim Krasniqi, ka qenë i punësuar në DTV, i njëjti ka keqpërdorur dhe kopjuar materialet xhiruese të DTV-së, për të krijuar një projekt tjetër të njëjtë në një tjetër produksion.
Në kuadër të këtij keqpërdorimi dhe dëmit financiar që i ka shkaktuar DTV-së, i padituri, Qëndrim Krasniqi, obligohet në emër të shpërblimit të dëmit material t’ia paguaj DTV-së shumën prej 100.000.00 Euro në afat prej 15 ditëve dhe i ndalohet vazhdimi i shkeljeve në të ardhmen.
Paragrafi 1 i nenit 126 I ligjit parasheh “Të drejtat pasurore dhe të drejtat tjera janë kaluar ekskluzivisht dhe pakufizime punëdhënësit, për një periudhë dhjetëvjeçare që nga përfundimi i veprës, nëse m’e kontratën e punësimit apo me një akt tjetër të shkruar me punëdhënësin nuk është paraparë ndryshe”
E paditura, Donjeta Gjinovci, ka “kopjuar” dhe publikuar materiale të ngjashme ose të njëjta m’e prodhimet e DTV-së, dhe në emër të shpërblimit të dëmit material t’ia paguaj DTV-së, po më shumën prej 100.000.00 Euro, në afat prej 15 ditëve, si dhe i ndalohet vazhdimi i shkeljeve në të ardhmen.
Para gjykatës, sot, nga përfaqësuesi ligjor i DTV-së, z.Asdren Bytyqi janë dorëzuar prova të mjaftueshme për ekspertet ligjor për të dëshmuar dëmin e shkaktuar nga të Paditurit, Qëndrim Krasniqi dhe Donjeta Gjinovci.