Pjesërisht vranët, me mundësi për reshje shiu dhe bubullima përreth viseve malore.
Kështu parashihet të mbajë moti gjatë ditës së sotme, njofton Prishtina Weather.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 10C e 14C, ndërsa maksimalet luhaten përreth 25C e 27C.
Do të fryj erë kryesisht nga verilindja, mesatare dhe mesatarisht e fuqishme ditën e martë, 6-12m/s. Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes.