Kisha Ortodokse Serbe (KOS) në Kosovë ka pezulluar kontaktet me autoritetet kosovare.
Sipas një njoftimi të shfaqur në rrjetin social Twitter, KOS thotë se ndaj saj ka “diskriminim etnik e fetar” dhe se kjo qasje është e dëmshme për gjithë qytetarët e Kosovës.
Për këtë vendim të Kishës Ortodokse Serbe, për Klan Kosova kanë folur Sali Shoshi nga organizata “Trashëgimia Kulturore pa Kufij” dhe shkrimtari Zhivojin Rakoçeviq.
Në një paraqitje të mërkurën e 1 qershorit kryeministri Albin Kurti njoftoi se priftërinjtë ortodoks serb në Kosovë nuk po e pranojnë në takim e as nuk duan dialog me të.
“Ata janë takuar me gjithë kryeministrat paraprak por me mua jo “tha Kurti.
Mospajtimi kryesor mes Kishës Ortodokse Serbe dhe autoriteteve kosovare është një vendim i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës e vitit 2016.
Me vendimin në fjalë 24 hektarë i takojnë Manastirit të Deçanit, por qeveria lokale dhe ajo qendrore hezitojnë ta zbatojnë vendimin duke thënë se tokat i takojnë dy ndërmarrjeve publike “Iliria” dhe “Apiko”.