Kombëtarja e Shqipërisë sonte do të zhvillojë ndeshjen e parë të edicionit të ri në Ligën e Kombeve.
Shqipëria do të përballet me Islandën, ndeshje kjo e vlefshme për Grupin 2 të Ligës B, shkruan Gazeta Express.
Tifozët shqiptarë nuk do të mungojnë as në këtë ndeshje. Sipas “Supersport”, në Islandë do të jenë rreth 400 tifozë shqiptarë.
Njëri prej tifozëve të pranishëm mori vëmendjen, pasi ai duket me përkrenaren e Skënderbeut.
Ndryshe, ndeshja mes Islandës dhe Shqipërisë do të zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “Laugardalsvollur”. /Gazeta Express/