Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku, ka folur para mediave gjatë protestës që po mbahet para Kuvendit të Kosovës.
Ai tha se gazi lotsjellës po gjuhen nga dritaret e Kuvendit të Kosovës.
“Dikush po gjuan gaz prej dritareve qatje se qëllimin e ka vec me i largu njerëzit”, tha ai.
Gazetarët e pyetën se a po gjuhet gazi lotsjellës nga dritarja e Kuvendit, ndërsa Klinaku tha “po”.
Ai tha se kërkesa e veteranëve është të mos e miratojë ligjin, sepse kështu shkelet vendimi i Kushtetueses.
“Kërkesa jonë është që Kuvendi ta tërheqë Ligjin dhe të mos e miratojë ndryshimin sepse me ndryshim ata e shkelin vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Klinaku.