Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës vende-vende do të sjellin reshje shiu në formë të stuhive lokale.
Ky institut ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius, përcjell Klankosova.tv.
“Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet të respektohen udhëzimet e IKSHP, që nga ora 9-17 mundësisht mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit, ose të mbajmë masa mbrojtëse (ombrellë, kapelë, rroba me ngjyrë të hapur ose edhe krema kundër rrezeve të diellit)”, thuhet në njoftim.
Tutje, IHK’ja ka bërë të ditur se do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit.