Pas shumë aventurave, kësaj radhe “#Gjesi” mori rrugë për në Malet e Sharrit.
Vendet aty që i vizituam, të lënin me gojë hapur e nuk mund t’i përshkruash me pak fjalë.
Qoko Falis, është njëri ndër banorët e Restelicës i cili pothuajse gjysmën e jetës së tij e ka kaluar nëpër vende të ndryshme të Evropë, por që dashuria për vendin e tij ka bërë që ai prap të kthehet në vendlindje.
Një banor tjetër i këtij rajoni, derisa flet për bukuritë e vendit të tij, tregon edhe se si kujdesët për lopët e tij pasi ka një fermë goxha të madhe.
Po ashtu, pronari i kësaj ferme tregon vështirësitë e shtegtimit të lopëve për 130 km, në këmbë.
Ndërsa, Abir Dodën e takuam derisa ishte duke përgatitur djathin.
Ta shijosh një jetë si kjo. Ne u larguam nga kjo anë, të mrekulluar me bukuritë, jetën dhe punën që bëjnë banorët.
Për ta shikuar materialin e plotë të përgatitur nga gazetarja Aurora Amerllahu, klikoni në video. /GazetaExpress/.