Akrepi
Është konsideruar gjithmonë si zotëruesi i seksit. Nëse ndonjëherë keni pasur lidhje me Akrepat, atëherë e dini që ata kanë forcë të papërballueshme të joshjes. Shpesh në dashuri mund të zgjedhin tipa të papërshtatshëm dhe mund të përfundojnë në një dashuri tragjike. Ata kanë dëshirë të njihen me njerëz të veçantë të shkathët dhe të bukur.
Luani
Ata persona që i përkasin kësaj shenje i njohin të gjitha vendet interesante në qytet. Nëse dëshironi të kënaqeni duke u argëtuar, kërkoni një Luan dhe nuk do të zhgënjeheni…
Arma më e fuqishme e Luanëve është buzëqeshja e tyre, e cila ndonjëherë mjafton që të përfundoni me të në shtrat.
Gaforrja
Arma sekrete e Gaforreve nuk është buzëqeshja, por humori. Përveç kësaj, personat e kësaj shenje janë shumë emocionalë dhe kurrë nuk do të harrojnë përvjetorin tuaj, ditëlindjen apo ndonjë datë tjetër të rëndësishme. Nëse dëshironi që ta bëni për vete personin e shenjës së Gaforres, mjafton të qani para tij dhe do t’ia rrëmbeni zemrën menjëherë.