Mediat lokale në Rahovec kanë filluar të raportojnë për emrin që pritet të marrë drejtimin e Partisë Demokratike të Kosovës në këtë komunë.
Sipas këtyre raportimeve, në krye të PDK’së në Rahovec pritet të vie Edon Cana, raporton Express.
Cana ka qenë më herët ambasador i Kosovës në Bullgari. Ai ishte shkarkuar bashkë me gjashtë diplomatë të tjerë nga ish-Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, që tani mban pozitën e kryeparalamentarit.
Ai ka qenë edhe ish-shef i Misionit në Strasburg të Francës.