Katër shqiptarë janë arrestuar pasi një person vdiq dhe 6 të tjerë u plagosën pas një sherri masiv që ndodhi në në Bristol të Angli.
Mediat britanike bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur më 24 maj në zonën e Brislington., ndërsa në pranga mësohet se kanë rënë shqiptarët e identifikuar si Sadik Lleshi, 34 vjeç, Brikel Palaj, 32 vjeç, Kastriot Mhillaj, 34 vjeç dhe Rinush Behari, 32 vjeç.
Sakaq bëhet e dtur se viktima rreth 30-vjeç, u plagos me thikë ndërsa vdiq teksa po shkonte në spital për t’u mjekuar.
Katër të pandehurit u lanë në paraburgim dhe më pas do të paraqiten në Gjykatën e Kurorës së Bristol më 27 qershor.
Në kuadër të hetimit, të udhëhequr nga ekipi i hetimit të krimeve të mëdha të policisë së Avon dhe Somerset, dy burra të tjerë, të moshës 18 dhe 34 vjeç, u arrestuan me dyshimin se kishin ndihmuar në fshehjen e ngjarjes.
Një person tjetër i arrestuar në lidhje me këtë hetim ndodhet në spital për trajtim.
Po ashtu zyrtarët kanë sekuestruar gjithsej gjashtë automjete për ekspertizë mjeko-ligjore. /oranews