Policia e Ferizajt përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se një person ka mbetur i vrarë në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.
Viktima është G.H i moshës 30 vjeçare i cili si rezultat i plagëve të marra ka vdekur në vendin e ngjarjes.
I dyshuar për vrasjen është Q.J (30 vjeç), i cili në vendin e ngjarjes është kapur me armë në dorë nga policë civilë e me rroba zyrtare.
Siç tregon Policia në komunikatë, i dyshuari ka refuzuar urdhrat verbal të Policisë, derisa me pistoletë në dorë iu kthehet zyrtarëve policor. Një nga policët, siç thotë komunikata, me qëllim të shmangies së rrezikut ndaj tij dhe kolegëve, e ka përdorur armën zyrtare me një shkrepje në drejtim të të dyshuarit.
I dyshuari është dërguar menjëherë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Ferizaj dhe më pas për tretman në QKUK. Gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Me rastin është duke u marrë edhe Inspektorati Policor i Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Me daten 28.05.2022 rreth orës 00:53 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se, në rrugën “Rexhep Bislimi” tek marketi ” Euro Market” në Ferizaj kishte të shtëna me armê zjarri. Patrullat e policisë menjëherë ju kanë përgjigjur kësaj thirrje dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, më pas edhe hetuesit dhe krim teknikët e Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj.
Nga hetimet e para, dyshohet se personi me inicialet Q.J ( M/K) i moshës 30 vjeçar, ka shtënë me armë zjarri në personin tjetër me inicialet G. H (M/K) i moshës 30 vjeçar, i cili si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo e konfirmuar nga mjekët e spitalit të Ferizajt.
Afër vendit të ngjarjes, një njësi e policisë me automjet zyrtar civil dhe pjesëtarë të policisë me rroba civile, në detyrë zyrtare, kanë vërejtur të dyshuarin me armë zjarri në dorë dhe kanë filluar fillimisht me urdhëra verbal ” ndal policia” që të ndalet, por i dyshuari nuk ka përfillur urdhërat e policisë. I dyshuari me pistoletë në dorë, dyshohet që, në një moment i kthehet zyrtarëve policor dhe njeri zyrtar policor, për ta shmangur rrezikun e drejtpërdrejt ndaj tij, kolegut të tij dhe të tjerëve përreth, e përdor armën e zjarrit zyrtare , me një shkrepje në drejtim të të dyshuarit . I dyshuari, menjëherë dërgohet për ndihmë mjekësore në Qendrën Emegjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dërgohet në në QKUK – Prishtinë dhe sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia i ka marrë masat për sigurinë e ti