Deputetët e opozitës vlerësojnë se gjatë një viti të qeverisjes së kryeministrit Albin Kurtit nuk ka investime strategjike.Madje ata thonë se po mungojnë edhe investitorët e rëndësishëm që do të siguronin zhvillim të qëndrueshëm.
Ish-zëvendëskryeministri, deputeti aktual i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj tha se Qeveria nuk ka as plan për t’i tërhequr investitorët e jashtëm në Kosovë.
Ai thotë se në aspektin e investimeve situata është e palakmueshme dhe se në vend nuk ka investuar asnjë investitor i rëndësishëm.
“Ne nuk kemi asnjë investitor të rëndësishëm në Kosovë edhe mbas ardhje së kësaj Qeverie. Madje unë mendoj se nuk kanë as plan se si mund të krijohet situata e cila investitorin strategjik mund ta shohin si joshës tregun e Kosovës”, ka deklaruar ai për ekonomiaonline.
“Akoma jemi keq në këtë drejtim dhe nuk ka as plan për të ardhur investitorë të huaj në Kosovë”, tha Selmanaj.