Tashmë është mbyllur vendvotimi numër gjashtë në Tërnoc të Bujanocit ku në minutat e fundit është numri vërejtur numër më i madh i votuesve.
Sipas komisionerëve, numri i daljes së votuesve në zgjedhje është rreth 600 sosh, derisa nuk është raportuar ndonjë incident gjatë ditës.
Në orët e fundit të ditës, ka pasur një përplasje mes komisionerëve serbë e shqiptarë, pasi sipas komisionerëve shqiptarë, ata serbë kanë provuar ta ndërprenë procesin e votimit.
Serbët, siç raporton KlanKosova, kanë thënë se janë dëmtuar llampat e verifikimit dhe kjo gjë nuk është lejuar nga komisionerët shqiptarë të cilët janë përplasur verbalisht.
Një incident tjetër i vogël ka ndodhur edhe pak para përfundimit të procesit, ku sipas komisionerëve shqiptarë kjo ka ndodhur për shkak të zhagitjes së procesit të votimit, të cilët e kanë shfrytëzuar votuesit e fundit në Tërnoc të Bujanocit.
Shaip Kamberi dhe Koalicioni i shqiptarëve të Luginës kërkoi për herë të tretë mbështetjen e shqiptarëve për të siguruar një vend në parlament.
Kjo për shkak se Gjykata Administrative në Beograd ka rrëzuar ankesën e Koalicionit të shqiptarëve të Luginës, duke lënë në fuqi vendimin e Komisionit Republikan Zgjedhor për përsëritjen e zgjedhjeve në njësinë numër 6 në Tërnoc.