Arjola Demirit mesa duket i është realizuar më në fund dëshira. E ftuar në emisionin “Wake up” ajo ka rrëfyer se më në fund i është ofruar të prezantojë një emision të sajin në një televizion në Kosovë.
“Në Kosovë më është ofruar një punë në një televizion. Dëshira ime është të bëj një shfaqje. Të bëj një emision për një televizion të ri që po hapet në Kosovë. Prezantuesja e një emisioni vetëm për mua”- u shpreh Arjola.
Arjola e ka shprehur shpeshherë dëshirë e saj për të prezantuar një emision e sidomos Portokallinë.
Gjatë kohës që ishte në “Big Brother Vip”, deklarata e Arjolës kur nuk hapi kutinë e Pandorës duke u shprehur se ëndrra e saj është të jetë prezantuese e “Portokallisë” dhe jo udhëtimi në Disneyland, u komentua shumë. Kësaj teme ajo iu rikthye edhe në “Fan Club”, ku tha se roli në fjalë do ta rriste profesionalisht dhe nuk do ishte “thjesht aktore”. Moderimin e “Portokallisë” nuk mundi ta marrë, megjithatë ajo do të prezantojë një emision tjetër.
Gjithashtu ajo është pyetur për jetë e saj private dhe Arjola nuk ka ngurruar të përgjigjet se është në kërkim të personit të duhur por po pret që fëmijët e saj të rriten dhe pak pasi janë në një moshë delikate.