Lidhja Demokratike e Kosovës ka doërzuar në Kuvend zyrtarisht nismën për shkarkim të bordit drejtues të të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.
Lajmin e ka bërë të ditur shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Arben Gashi.
Sipas Gashit, deri të kjo nismë ka ardhur pas vendimeve jo transparente dhe jo korrekte të ZRrE-së karshi konsumatorëve.
“Në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së, sot, në Kuvendin e Kosovës, zyrtarisht dorëzuam nismën për shkarkimin e bordit të ZRRE-së.
Vendimet e bordit të ZRRE-së kanë qenë jo transparente, diskriminuese ndaj konsumatorëve si dhe kundër interesit publik.
Paaftësia në menaxhimin e krizës së energjisë dhe papërgjegjësia e bordit të ZRRE-së ka dëmtuar rënd mirëqenien e qytetarëve duke e thelluar krizën e papërballueshmerisë, andaj shkarkimi i këtij bordi është më e pakta” ka shkruar Gashi në Facebook.
Dy ditë më parë, ZRrE ka njoftuar opinionin e gjërë se është duke pasur paqartësi lidhur me implementimin e vendimit për aplikimin e tarifave të reja të energjisë elektrike.